Biznes

70 përqind të çmimit të aplikacioneve të Windows Mobile do të marrin zhvilluesit

Mar 13 2009
0 Shpërndarje
70 përqind të çmimit të aplikacioneve të Windows Mobile do të marrin zhvilluesit

altKompania e mirënjohur Microsoft ka bërë të ditur se do t’i paguajë 70 përqind të çmimit zhvilluesve për aplikacionet e krijuara dhe të shitura të Windows Mobile.

 

Microsoft po ashtu ka lëshuar vegla që zhvilluesit të mund të ndërtojnë aplikacione për tregun e Windows Mobile.

Këto aplikacione do të ofrohen përmes softuerit Windows Mobile 6.5 duke ju mundësuar zhvilluesve t’u shesin mijëra aplikacione përdoruesve të pajisjeve Windows Mobile.

Tregu i ri i Windows Mobile është një kundërpërgjigje ndaj aplikacioneve në App Store, që kompania Apple i ofron si softuerë për iPhone. Ndërkohë aplikacionet e Windows Mobile do të dalin në shitje gjatë gjysmës së dytë të vitit.

 

Lajmet e fundit>