Softuer

Zhvilluesit e Aplikacioneve po humbin besimin tek Android

Nov 20 2009
0 Shpërndarje
Zhvilluesit e Aplikacioneve po humbin besimin tek Android

“Ne në mënyrë të theksuar kemi shkurtuar investimet tona në platformën Android, ngjashëm sikurse kanë bërë shumë të tjerë” tha drejtori financiar i Gameloft, Alexandre de Rochefort.

Rochefort thekson se kompania ka reduktuar investimet në përgjithësi për shkak të dobësive të dyqanit të aplikacioneve të Android. “Nuk i përafrohet aspak iPhone-it. Google nuk ka kryer punë të mirë në nxitje të konsumatorëve për të blerë produkte. Tek Android askush nuk po vëren të hyra të theksuara” tha Rochefort.

Lojërat për iPhone kanë gjeneruar 13% të të hyrave të Gameloft gjatë çerekut të fundit. “Ne jemi duke shitur 400 herë më shumë lojëra në iPhone sesa në Android” shtoi Rochefort.

Android ka rritur popullaritetin e saj kohëve të fundit në industrinë mobile, ku edhe Motorola dhe Sony Ericsson e kanë zgjedhur këtë sistem operativ për pajisjet e tyre më të fuqishme.

Lajmet e fundit>