Lajmet

Zhvilluesit e softuerëve i përkushtohen rregullimit të dobësive me pokerin online

Apr 16 2013
0 Shpërndarje
Zhvilluesit e softuerëve i përkushtohen rregullimit të dobësive me pokerin online

Një zhvillues softuerësh i lojërave të kumarit online i është përkushtuar implementimit të rregullimit të dobësive që u vunë në dukje për këto lloje aplikacionesh gjatë javës së kaluar.

B3W Group, me zyra në Maltë, krijon softuerë për kumar online, përfshi dhomat online të pokerit si dhe Texas Hold’em, Omaha dhe Stud.

Shumë prej lojërave të pokerit u kërkojnë përdoruesve t’i shkarkojnë ato në kompjutern e tyre.

Më pas ato lidhen online për të ofruar një lojë reale me persona të tjerë.

Por ku qëndronte problemi? Në raportin e publikuar nga ReVuln thuhet se softueri i B2W përditësohet përmes një lidhjeje jo të sigurt HTTP.

Skedarët e përditësuar ruhen pa firma dixhitale si dhe ato të formatit .exe nuk verifikohen para instalimit.

Për më tepër, kërkuesit gjetën probleme edhe me fjalëkalimet që ruhen në softuerët B3W.

Megjithatë, B3W iu kundërpërgjigj kësaj deklarate duke thënë se klientët e vet nuk ishin hakuar në plot 12 vite që kompania operon online.

“Gjithsesi, ne kemi vendosur ta kalojmë përditësimin e softuerit përmes SSL [Secure Sockets Layer] duke përdorur një certifikatë të sigurt,” përfundoi kompania.

Ky ndryshim do të eliminojë tre probleme të nxjerra në pah nga ReVuln, përfshi ato të ekzekutimit të një skedari të paverifikuar.

Deri tani B3W nuk ka vendosur ende se si do ta trajtojë problemin që lidhjet me fjalëkalimet. (PCWorld Albanian)

texas hold`em

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>