Harduer

Zhvilluesit kanë krijuar një bateri që karikohet 70% për dy minuta

Oct 14 2014
0 Shpërndarje
Zhvilluesit kanë krijuar një bateri që karikohet 70% për dy minuta

141013090449-large (1)Ne përdorim bateri të rikarikueshme pothuajse për çdo pajisje në jetën tonë duke filluar që nga furçat e dhëmbëve deri tek makinat, kështu që kur bateria mbaron ajo ndikon negativisht në të përditshmen tonë. Imagjinoni sikur në vend që ta karikonit për orë të tëra baterinë tuaj, ajo të karikohet për pak minuta. Apo imagjinoni që kjo bateri mund të zgjasë më shumë se 20 vjet.

Bateria për të cilën po flasin do të bëhet së shpejti realitet falë një skuadre kërkuesish të cilët kanë krijuar një bateri litium-ion. Kjo bateri mund të karikohet 70% vetëm për dy minuta dhe mund të zgjasë 20 herë më shumë se një bateri e zakonshme. Kjo teknologji do të jetë aq efiçente sa mund të ngarkojë një bateri makine në më pak se 15 minuta dhe nuk do të duhet ta zëvendësosh shpesh. Kjo është diçka shumë e mirë, zhvilluesit thonë se një bateri e tillë do të jetë në treg për dy vjet.

Teknologjia nuk është tërësisht e re. Në vend që të ndërtonin një bateri nga fillimi, ata baterisë ekzistuese e përmirësuan duke përdorur xhel oksidi titanium, e njëjta lëndë që përdoret për ekranet. Ky xhel ndihmon në rritjen e shpejtësisë së procesit të karikimit duke e bërë baterinë të jetojë 20 herë më gjatë dhe të karikohet 20 herë më shpejt se bateritë që përdoren aktualisht. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>