Harduer

Zhvilluesit ndërtojnë baterinë e parë solare të rikarikueshme

Oct 6 2014
0 Shpërndarje
Zhvilluesit ndërtojnë baterinë e parë solare të rikarikueshme

solar_cell_mesh_ohiouniversityDuke përdorur aftësinë e një paneli solar që thith energjinë diellore dhe një bateri normale, zhvilluesit kanë krijuar në mënyrë të suksesshme baterinë e parë solare. Kjo shpikje do të ndihmojë në uljen e kostos së energjisë të rinovueshme me 25% u shprehen krijuesit. Çelësi i kësaj pajisje është një panel solar i cili lejon ajrin të futet në bateri dhe një procesor special për të bërë transmetimin e elektroneve nga paneli solar tek elektrokodi i baterisë.

Brenda pajisjes drita dhe oksigjeni bëjnë të mundur realizimin e reaksionet. “E gjitha kjo konsiston në përdorimin e një paneli për të kapur energjinë dhe një baterie për ta magazinuar këtë energji. Të dyja këto procese janë ndërthurur në një për të reduktuar kostot,’ tha Yiying Wu, një profesor kimie dhe biokimie në Universitetin e Ohaios.

Ky krijimi gjithashtu zgjidh një problem përsa i përket eficencës së energjisë solare duke eliminuar kështu humbjen e elektricitetit që ndodh zakonisht kur elektronet zhvendosen nga paneli solar drejt baterisë së jashtme. Shumicën e rasteve vetëm 80% e elektroneve arrijnë të transmetohen. Me këtë shpikje të re, drita konvertohet direkt në elektrone brenda baterisë dhe kështu nuk do të ketë humbje energjie. Ky studim u paraqit në revistën Nature Communications. (PCWorld Albanian)

Tags >

bateri
Lajmet e fundit>