Lajmet

Zhvilluesit nuk do të mund të publikojnë aplikacione të reja në Play Store pa aprovimin e Google

Mar 20 2015
0 Shpërndarje
Zhvilluesit nuk do të mund të publikojnë aplikacione të reja në Play Store pa aprovimin e Google

Google sapo ka ndryshuar politikat e dyqanit të aplikacioneve Play Store që do të prekë çdo zhvillues të aplikacioneve Android. Tashmë këta zhvillues duhet të presin aprovimin e Google pasi të kenë ngarkuar aplikacionet në Play Store.

Më parë Google nuk e kishte aplikuar këtë metodë dhe rishikonte vetëm ato aplikacione që raportoheshin se shkelnin politikat e kompanisë. Masat e reja kanë qenë në fuqi për disa muaj tha Google duke thënë se kjo nuk kishte ngadalësuar aspak proçesin e publikimit të aplikacioneve të reja.image00

Google gjithashtu po sjell një vlerësim të ri në bazë të moshës së aplikacioneve. Duke filluar që nga muaji Maj, zhvilluesit duhet të përgjigjen një ankete për të gjithë aplikacionet ekzistuese dhe të reja kshuqë Google do të caktojë për çdo aplikacion një vlerësim që i përshtatet. Vlerësimet do të bazohen në standate të përcaktuara nga organizata ndërkombëtare si IARC. Shtetet që nuk kanë një organizatë që bën këto vlerësime do të shohin vlerësime të përgjithshme.

Anketa është e disponueshme që tani për zhvilluesit dhe Google tha se aplikacionet do të bllokohen në disa shtete nëse zhvilluesit nuk i përgjigjen këtyre anketave.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>