Lajmet

Zhvilluesit për Android tani mund të paguajnë për të përkthyer aplikacionet e tyre

Nov 12 2013
0 Shpërndarje
Zhvilluesit për Android tani mund të paguajnë për të përkthyer aplikacionet e tyre

android-robot-google-signAplikacionet mobile janë fenomene ndërkombëtare. Kështu është edhe sistemi operativ Android.

Google e di rëndësinë për zhvilluesit që me lehtësi të zgjerojnë gjurmët dhe kështu që gjatë të hënës lajmëroi që Shërbimi i vet për Përkthim të Aplikacioneve tani është në dispozicion për të gjithë zhvilluesit.

Shërbimi për Përkthim të Aplikacioneve ishte lajmëruar në konferencën e zhvilluesve I/O të Google më herët këtë vit dhe iu mundëson zhvilluesve që të punësojnë përkthyes njerëz nga e tërë bota për të transkriptuar aplikacionet e tyre nga anglishtja në gjuhën lokale.

A dëshironi që aplikacioni juaj të jetë në rusisht? Japonisht? Zhvilluesit mund të punësojnë përkthyes profesionistë përgjatë Shërbimeve në Google Play për të sjell aplikacionet e tyre tek gjuha autoktone përgjatë botës.

Google thotë që 1.5 milionë pajisje me Android aktivizohen çdo ditë dhe shumica e këtyre smartfonëve dhe tabletëve janë ku anglishtja nuk është gjuha parësore. Kështu, Google lajmëroi në konferencën I/O një pako me shërbimet e lokalizimit dhe teknikat për të ndihmuar zhvilluesit që të jenë në gjendje që të mbështesin lëshimet e vërteta ndërkombëtare të aplikacioneve të tyre si mundësia për të pranuar një llojllojshmëri të formave të pagesës dhe monedhës përgjatë Google Play dhe për të testuar një aplikacion të lokalizuar.

Është me rëndësi të ceket që jo të gjitha aplikacionet për Android mund të shiten ose kanë pagesa brenda aplikacionet për çdo shtet në botë. Aplikacionet pa pagesë janë në dispozicion kurdo që një përdorues ka qasje në dyqanin e aplikacioneve Google Play për Android. Nëse një zhvillues dëshiron që të kërkojë para për një aplikacion ose veçori ose shërbim brenda një aplikacioni, ai duhet ta bëjë këtë në shtetet ku Google mund të pranojë pagesa.

Kjo listë është mjaft e gjerë, duke shkuar nga Shqipëria e deri tek Zimbabve. Shumica e shteteve të mëdha mbështeten, por zhvilluesit duhet të shikojnë listën e shteteve të mbështetura nga Google përpara se të pranojnë që ta përkthejnë një aplikacion në një gjuhë lokale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>