Analiza

Zjarri në një fabrikë procesorësh në Kinë mund të rrisë çmimin e pajisjeve teknologjike

Sep 10 2013
0 Shpërndarje
Zjarri në një fabrikë procesorësh në Kinë mund të rrisë çmimin e pajisjeve teknologjike

Disa pajisje teknologjike, nga smartfonët tek laptopët mund të kushtojë më shumë për shkak të një zjarri që ndodhi javën e kaluar në fabrikën e firmës Koreane në Kinë ku prodhohet një pjesë e konsiderueshme e procesorëve të pajisjeve teknologjike që shpërndahen në botë.

Kërkesat e larta për fabrikat kineze të prodhimit të smartfonëve dhe tabletëve kanë shkaktuar një rritje të çmimit të DRAM-it (Dynamic Random Access Memory) këtë vit duke u dyfishuar nga nëntori në maj të këtij viti.

Çmimi standard i prodhimit të një DRAM 2-GB kaloi nga 0.3 $ në 2 $ direkt pas zjarrit.

Firma kërkimore TrendForce tha se do ti duhet gjysmë viti për firmës të rindërtohet, duke shkaktuar rritje të çmimeve.

Klientët e firmës përfshijnë Apple, Lenovo, Dell dhe Sony dhe dy kundërshtarët më të fuqishëm në këtë treg Samsung dhe Micron, sipas të dhënave të kompanisë Bloomberg. Zotërimi i tregut të SK Hynix qëndron 30%, krahasuar me 32.7% për Samsung dhe 28.1% për Micron sipas Trendforce.

Rreth gjysma e prodhimit të DRAM nga SK Hynix krijohen në fabrikën Wuxi, që furnizon 10% të botës. Kompania aksionet e së cilës ranë direkt pas zjarrit, deklaroi se ky dëmtim nuk ishte i rëndë.

“Ne presim që të fillojmë operacionet në një periudhë direkte me qëllim që prodhimi dhe volumi i furnizimit mos të dëmtohen” i tha kompania Reuters. Kompania akoma po heton shkakun e zjarrit. (PCWorld Albanian)

SKHynix

Lajmet e fundit>