Vëzhgim

Zoho dërgon online faturimin dhe mbledhjen e parave

Jan 3 2009
0 Shpërndarje
Zoho dërgon online faturimin dhe mbledhjen e parave

Zoho Invoice, pjesë e kompletit të shërbimeve për biznes online nga Zoho (www.zoho.com), ju lejon t’i faturoni konsumatorët me e-mail, të ndiqni faturimet dhe të pranoni pagesa online. Dizajni i kompletit lejon të ndani të dhënat me shërbimet e tjera me pagesë të Zoho, si për shembull Zoho CRM (costumer relationship menagment) dhe Zoho Projects. Gjithashtu mund të eksportoni të dhënat në aplikacione të tjera llogaritëse si CSV, Excel dhe formate të tjera. Por nëse vetëm faturimi është ajo që ju duhet, mund të paguani vetëm për atë shërbim. Zoho Invoice ofron gjithsej pesë pako, duke përfshirë pakon falas me 5 fatura në muaj. Pakoja më e lirë përkrah deri 25 fatura për vetëm 5 dollarë në muaj. Pakoja më e madhe, Elite, ofron 1500 fatura dhe është e mjaftueshme për shumicën e bizneseve të vogla, me një kosto modeste prej 35 dollarësh në muaj. Asnjëra nga pakot nuk kufizon numrin e klientëve tuaj. Me gjithë koston e ulët, Zoho ka mjaft fl eksibilitet në format e faturave dhe raportimit të shitjeve, për t’iu përshtatur çdo biznesi të vogël. Nëse thjesht dëshironi të automatizoni faturimin e shitjeve dhe arkëtimeve, Zoho Invoice mund të ofrojë përzierjen e duhur të shërbimeve që ju duhen. Regjistrimi për Zoho Invoice, nëse nuk keni një llogari Zoho, është i lehtë. Fatura mund të ndryshohet shumë lehtë dhe do të harxhoni jo më shumë se 20 deri 30 minuta për të parë të gjitha mundësitë. Mua veçanërisht më ka pëlqyer mundësia e zgjedhjes së modeleve të faturës, të dizenjuara për shitjen e produkteve ose shërbimeve, apo për mbledhjen e shumave të paracaktuara, zakonisht të përdorura për faturat periodike. Gjithashtu mund të dizenjoni modelet tuaja, me taksat që përcaktoni vetë. Mund të zgjidhni të tejkaloni shumicën e hapave të konfi gurimit kur krijoni faturën e parë. Zoho ju lejon të zgjidhni shumicën e mundësive të faturimit shumë shpejt gjatë procesit të krijimit të faturës. Pasi fatura të jetë dërguar me e-mail, Zoho Invoice ju lejon të zgjidhni se si do të veproni me faturat e papaguara. Mund të zgjidhni deri në tri lajmërime me e-mail dhe të caktoni numrin e ditëve pas kalimit të afatit të pagesës që duhet bërë. Gjuha mund të ndryshohet gjithashtu, te porositë që dërgohen. Zoho Invoice është shumë i përshtatshëm për eksportuesit, pasi përkrah një numër të madh valutash.

Kufizime te mundësitë e pagesës
Problemi im me këtë shërbim është se përkrah vetëm pagesat me PayPal. Edhe pse PayPal është i lehtë për t’u përdorur dhe me çmim të arsyeshëm për bizneset e vogla, ekzistojnë mundësi më të lira pagese për biznese me vëllim mujor më të madh shitjesh, të themi më shumë se 10,000 dollarë. Për shembull, FreshBooks (www.freshbooks.com) ndoshta shërbimi më i popullarizuar për faturim, përkrahë më shumë mundësi pagese online sesa vetëm PayPal dhe jep mundësinë e printimit të faturave, që t’i postoni me postë të zakonshme (kjo me kosto shtesë). Përgjithësisht, Zoho Invoice do të tërheqë dy lloje përdoruesish: biznese që nuk përdorin faturim automatik ose përdorin pako më të thjeshta dhe biznese që për momentin përdorin program me mundësi të plota, por nuk i duhen të gjitha mundësitë që ofrohen.

 

Lajmet e fundit>