Lajmet

Zoho Notebook, një alternativë e Evernote dhe OneNote në Android, iOS dhe Mac

Jan 20 2017
0 Shpërndarje
Keni opsione pafund kur bëhet fjalë për aplikacionet e shënimeve si Evernote dhe OneNote. Zoho Notebook ka të njëjtën qasje me Evernote dhe OneNote por me disa ide ndryshe të dizajnit. Zoho Notebook, një alternativë e Evernote dhe OneNote në Android, iOS dhe Mac Photo Source: Zoho

Zoho Notebook është një kombinim i Paper dhe Google Keep. Blloqet ngjajnë me ato fizike. Brenda tyre keni informacionin e ilustruar në karta.

Këto karta mund të jenë lista, vizatime, harta, imazhe, audio apo përmbajtje nga uebi.

Me këtë karta mund të formoni grupe por edhe ti lini të ndara individualisht. Por ajo që Zoho shquhet janë opsionet dhe mjetet e ofruara për korporatat.

Versioni i parë i aplikacionit erdhi mesin e vitit të kaluar. Sot ato prezantuan një aplikacion për Mac duke harruar shumicën e Windows. Ndryshe nga OneNote dhe Evernote, aplikacioni është plotësisht falas. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>