Intervista

Zombie Soup: Intervistë me CEO-n e një prej kompanive më të suksesshme të zhvillimit të softuerit në trevat shqipfolëse

Aug 20 2018
0 Shpërndarje
Zombie Soup është ndër kompanitë më të suksesshme në trevat Shqiptare e cila është edhe eksportuesi më i madh i shërbimeve në fushën e teknologjisë në Kosovë Zombie Soup: Intervistë me CEO-n e një prej kompanive më të suksesshme të zhvillimit të softuerit në trevat shqipfolëse

Zombie Soup është një kompani nga Prishtina e zhvillimit të aplikacioneve. Themeluar në 2012-ën, sot numëron më shumë se 50 punonjës.

Veprimtaria e saj është e fokusuar në zhvillimin e softuerit dhe ofrimin e shërbimeve te teknologjisë për klientë te ndryshëm, veçanërisht ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Me në fokus inteligjencën artificiale, realitetin virtual, blockchain dhe teknologjitë e Shëndetit, Zombie Soup punon me kompani lider nga mbarë bota.

Ata janë pas zhvillimit të lojës së njohur Wired Pixel.

Në këtë intervistë ekskluzive për PCWorld Albanian, Agon Avdimetaj, bashkëthemelues dhe njëkohësisht CEO i ZombieSoup hedh dritë mbi rrugëtimin, të ardhmen dhe eksperiencën e një kompanie shqiptare në tregun global.

PCWA: Si nisi aktiviteti i ZombieSoup?

Agon Avdimetaj: Zombie Soup nisi së pari në vitin 2012, kur ekipi ynë u bashkua me një ide, dhe gjeti shtëpi në Innovation Centre Kosovo. Në atë kohe, duke mos ditur shume rreth ndërmarrësisë, por vetëm duke e pasë pasion e dashuri për teknologji, ia nisëm me zhvillim të aplikacioneve mobile, veprimtari e cila atë kohe ishte shumë e re në Kosovë.

PCWA: Cili është misioni juaj?

AA: Sot, Zombie Soup është kompani e fokusuar në zhvillimin e softuerit dhe ofrimin e shërbimeve të teknologjisë për klientë të ndryshëm, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë rrugëtimit tonë, ekipi i Zombie Soup, dhe ajo çka bejme ka evoluar. Duke filluar me aplikacione mobile, zhvillimin e softuerëve të ndryshme në tregjet specifike, zhvillimin e teknologjisë së startup-eve, etj. Me këtë evolim të ekipit dhe të kompanisë, mision i Zombie Soup është krijimi i produkteve të cilat do të na pozicionojnë jo vetëm ne si kompani, por edhe rajonin më mirë në tregun global.

PCW: Në çfarë fushash është e orientuar veprimtaria juaj dhe pse shikoni potencial tek to?

AA: Fushat kryesore të fokusit te Zombie Soup, veçanërisht dy vitet e fundit janë Inteligjenca Artificiale, Teknologjia në Shëndetësi, Realiteti Virtual dhe Teknologjia Blockchain. Në thelbin e filozofisë së Zombie Soup, është vendosur inovacioni dhe e reja, dhe me teknologjitë në të cilat jemi duke u fokusuar tani, kjo filozofi na lejon të kuptojmë më mirë se si mund të behet inovacion në botën e konektuar të ditës së sotme. Me këto teknologji, jo vetëm se mund të zhvillojmë produkte më të mira dhe më të qëndrueshme, por gjithashtu na lejojnë që të zgjidhim probleme, zgjidhja e të cilave ishte deri sot e pamundur.

PCWA: Ku është i përqendruar aktiviteti juaj? Cila janë ato tregje që kanë përfituar nga shërbimet tuaja?

AA: Siç e ceka edhe me lartë, aktivitetet tona më së shumti janë të përqendruara në tregun e SHBA-ve.

PCWA: Sa i vështirë ka qenë depërtimi në tregun ndërkombëtar?

AA: Zombie Soup, është e angazhuar në Virtual Reality, Artificial Intelligence, Health Tech dhe Blockchain. Momentalisht punojmë me kompani lidere në këto fusha, globalisht.

Ne besojmë që mënyra më e mirë e suksesit në tregun global është në mindset; ai duhet të jetë global. Në Zombie Soup, gjithnjë tentohet niveli më i lartë i ekzekutimit, e kur ai arritet, bëhen shkallë nën të cilën nuk mund të zbresim. Kjo filozofi, gjithnjë do ti shtyjë kompanitë si Zombie Soup në nivelin tjetër, e një pikë, tregu global, bëhet – tregu.

PCWA: Cilat janë disa prej kompanive që kanë punuar me ZombieSoup?

AA: Ndër kompanitë me të cilat Zombie Soup ka bashkëpunimet më të frytshme janë Pacific Disaster Centre, Vianova Health, Touchcast, RecycleGO. Me këto kompani, ne kemi arritur që të shfrytezojmë paletën me të llojllojshme të talentit brenda Zombie Soup, por gjithashtu kemi sjelle inovacion e teknologji të reja në industritë përkatëse.

PCWA: Cilat kanë qenë sfidat?

AA: Sfidat janë të shumta në çdo biznes. Dëshira jonë të bëjmë diçka ndryshe rreth kësaj na solli edhe sfida të reja, me të cilat duhet të ballafaqoheshim. Sfida më e madhe është ikja nga zona e komfortit dhe konfrontimi me probleme të reja çdo dite; adaptimi i teknologjive të reja, mësimi nga gabimet e rritja organike e stafit.

PCWA: Çfarë qëndron në themel të suksesit tuaj?

AA: Momentalisht, Zombie Soup ka 55 anëtar. Ne si ekip, gjithnjë në thelb të kompanisë e kemi kulturën e saj; këtë edhe e konsiderojmë si faktor kryesor të suksesit tonë.

Në Zombie Soup, gjithnjë tentojmë që të kemi qasje personale e njerëzore në ekip, duke e kuptuar se zhvillimi i ekipit qëndron në balancën e lumturisë, rritjes e punës. Gjithmonë tentojmë që çdo anëtar i Zombie Soup të jetë i dëgjuar, dhe besojmë që vlera e kompanisë tonë është në problemet që i zgjedhim të gjithë së bashku, dhe në mënyrën se si e njohim njëri tjetrin, dhe si të gjithë i ndihmojmë njëri tjetrit të rritet si profesionist.

Një filozofi e tillë, na lejon të dimë se shpejtësia me të cilën rritet ekipi ynë, gjithnjë varet nga shpejtësia me të cilën rriten anëtarët e rinj; me një ekip që nuk është vetjak, gjithnjë vinë gjëra të mira!

PCWA: Cilat janë disa prej projekteve më zë të ZombieSoup?

AA: Ndër projektet më interesante definitivisht janë ato për kompanitë që i ceka edhe më lart. Këto projekte janë inovative në fushat përkatëse, dhe zgjidhin probleme në jetë të përditshme.

PCWA: Do dëshironim të flisnim pak rreth lojës shumë të vlerësuar në iOS, WiredPixel? A do të vijë në Android?

AA: Wired Pixel, ia nisi si koncept i një loje nostalgjike të cilën të gjithë e luajtëm në shkollë. Ideja mbas saj ishte që të kthehej e njëjta ndjenjë me të cilën e luanim në shkolle, të luajmë edhe sot me njerez mbanë botës e me shoqëri. Versioni në android veçse është ne Android.

Zombie Soup është ndër kompanitë më të suksesshme në trevat Shqiptare e cila është edhe eksportuesi më i madh i shërbimeve në fushën e teknologjisë në Kosovë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>