Lajmet

Zone Player 120 ju mbush shtëpinë me muzikë

Feb 12 2009
0 Shpërndarje
Zone Player 120 ju mbush shtëpinë me muzikë

Që atëherë ZP100 ka shtuar tiparet përmes azhurnimeve të softuerit, por hardueri nuk kishte ndryshuar. Sonos tani ofron Zone Player 120 për 499$. Mos prisni ndonjë ndryshim të madh në këtë kuti.

Vendosni Zone Players nëpër shtëpi dhe përdorni CR100 Controller, nga i cili mund të dëgjoni të njëjtat këngët kudo, ose këngë të ndryshme në dhoma të ndryshme. Pjesët harduerike komunikojnë në rrjetin pa tela që rregullohet automatikisht. Sistemi bazë me dy zona kushton 999$.

Modeli ZP120 është 35 % më i vogël se ZP100, si rezultat i tkurrjes së kasës në alumin, që ka rolin e ftohësit të metaltë. Sonos nuk përdor ventilator për ftohje të brendshme, por pajisja që testova kurrë nuk u nxeh.

Kompania deklaron se ka dyfishuar shtrirjen wireless. Testimi i shtrirjes së valëve është i vështirë për shkak të pengesave dhe ndërhyrjeve nga burimet tjera wireless, por sistemi punonte shumë mirë edhe në skajet më të largëta të shtëpisë sime.

Nëse keni një sistem Sonos, ZP120 nuk është një azhurnim i domosdoshëm, nëse nuk keni probleme me shtrirjen e valëve wireless. Për blerësit e rinj, ky është një sistem shumë i besueshëm, veçanërisht në shtëpi të mëdha.

 

Lajmet e fundit>