Lajmet

Zonja e Parë e Shqipërisë, viziton një nga projektet e Fondacionit Vodafone Albania

Jun 28 2010
0 Shpërndarje
Zonja e Parë e Shqipërisë, viziton një nga projektet e Fondacionit Vodafone Albania

Informimi dhe ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit është në qëndër të një prej projekteve të programit “Bota e Ndryshimit” të Fondacionit Vodafone Albania.

Juliana Sinanaj vajza e cila drejton këtë projekt prej 6 muajsh në qytetin e Korcës pati një “ambasadore” të posaçme në misionin e saj, Zonjën e Parë, Teuta Topi. Edhe pse Juliana u perfshi në një projekt të tille pas një humbjeje personale, mesazhi që ky projekt synon të përcjellë tek të gjitha gratë shqiptare është kujdesi për të shpëtuar një jetë.

Zonja Topi u takua si fillim me gra dhe paciente te klinikës “Mary Potter”, për të vazhduar axhendën e saj me një takim të organizuar me 100 gra intelektuale të Korcës si dhe 150 gra të tjera punonjëse të rrobaqepësive në Korçë.

Në këto takime Zonja e Parë u prit ngrohtësisht nga personeli mjekësor, familjarë të pacientëve, aktivistë vullnetarë në mbështetje të nismës së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, gra, artiste, mesuese, pedagoge etj.

Diskutimet u përqëndruan tek rëndësia e njohjes së problematikës së kancerit të gjirit, depistimi dhe masat parandaluese. Zonja Teuta Topi i ftoi gratë e pranishme të jenë promotore të informimit dhe ndërgjegjësimit mbi problematiken e kancerit të gjirit në sferat ku ato punojnë e jetojnë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albania, z.Albi Greva, i cili theksoi se është shumë e rëndësishme që biznesi të jetë i vëmendshëm dhe i përgjegjshëm ndaj shëndetit të shoqërisë, dhe që kjo nismë është vetëm një prej 23 projekteve që fondacioni Vodafone ka në plan për këtë vit.

Ai konfirmoi se Fondacioni Vodafone Albania do të vazhdoje të jetë kryesues në shembullin e përgjegjshmërisë së bisnesit në mbështetje të cështjeve dhe impakteve sociale.

Lajmet e fundit>