Harduer

Zotac paketon 1792 MB GDDR3 në GTX 275

Jun 25 2009
0 Shpërndarje
Zotac paketon 1792 MB GDDR3 në GTX 275

Sparkle dhe EVGA janë të vetmit partnerë tjerë GPU që paketojnë sasinë e nyejt të memories në GTX 275

“Ne tentojmë të sjellim performancën më të mirë për gejmerë. Me kartelën e re Zotac GeForce GTX 275 1792 MB, ne kemi menaxhuar të arrijmë një balancë të performancës dhe vlerës për ata që kërkojnë më shumë video memorie për luajte ekstreme në rezolucion HD”, tha Carsten Berger, drejtor i marketingut për Zotac International.

Duke lënë memorien anash, GTX 275 nga Zotac përcjellë për së afërmi specifikat referuese të Nvidia-s, me clockspeed të bërthamave, hijezimeve dhe memories prej 633 MHz, 1404 MHz dhe 2268 MHz, 240 procesora punues dhe 448-bit memorie të ndërfaqës.

Për fat të keq detajet mbi çmimin apo datën e paraqitjes në treg nuk janë bërë të ditura. 
 

Lajmet e fundit>