Lajmet

ZTE arrin shpejtësinë 400Gbps, mbi 5,000 kilometra

Jun 8 2013
0 Shpërndarje
ZTE arrin shpejtësinë 400Gbps, mbi 5,000 kilometra

ZTE ka përfunduar një testim duke arritur shpejtësinë prej 400Gbps për një largësi prej më tepër se 5,000 kilometra.

Rritja e sasisë së të dhënave dhe shpejtësisë së tyre edhe në rrjetet me kabllo edhe në rrjetet pa kabllo kanë pasoja për të gjitha pjesët e rrjeteve të operatorëve, duke përfshirë lidhjet në distanca të largëta që përdoren për të lidhur qytete, shtete dhe kontinente.

Që përdoruesit të kenë të përmbushura kërkesat e tyre përgjatë abonimit mobil ose me broadbandin me kabllo, rrjetet duhet të jenë në nivelin e duhur.

Derisa një numër i operatorëve janë duke kaluar në lidhjet 100Gbps, prodhuesit si ZTE janë duke u përgatitur për hapin e ardhshëm. Testi i ndërmarrjes për shpejtësinë prej 400Gbps ishte kryer në një sistem WDM (Wavelength-Division Multiplexing) duke përdorur formën single-mode të lidhjeve me fije, që ishte ajo që për momentin përdoret për bartje të të dhënave përgjatë distancave të gjata, tha Magnus Isaksson, që është CTO i ZTE-së në shtetet nordike.

Sot, rrjetet me fije përdorin ose kabllot single-mode ose multi-mode. Kjo e dyta iu mundëson ofruesve prodhuesve që të ndërtojnë pajisje më të lira, por sipas Isaksson, nuk është medium mjaft i mirë për bartje të të dhënave në distanca të largëta.

Të dhënat ishin bartur përgjatë nyjave 25 ROADM (reconfigurable optical add-drop multiplexer) pa përdorimin e përsëritësve elektrikë. Nyjat ROADM përdoren për të shtuar dhe larguar ose hedhur të dhënat nga rrjetet me largësi të madhe. Çalimi për përsëritësit elektrikë, që përdoren për të përforcuar sinjalin, rezulton me pajisje më të ulëta dhe në çmimet për mirëmbajtja, tha Isaksson.

ZTE e quan testimin si një të arritje të rëndësishme për industrinë optike. Por nuk është vetëm; prodhuesit si Alcatel-Lucent, Ciena, Fujitsu dhe Huawei janë duke u përgatitur për të garuar ndaj dollarëve të operatorëve.

Sipas Infonetics Reserach, segmenti WDM i tregjeve të rrjeteve optike ishte rritur 10 për qind vit për vit gjatë tremujorit të parë, një shenjë mirëseardhje që shpenzimi në segment është rikthyes. (PCWorld Albanian)

ZTE

Tags >

ZTE
Lajmet e fundit>