Blog

ZTE dyfishon investimet në kërkim dhe zhvillim të 5G-së

Jun 30 2017
0 Shpërndarje
China Mobile, operatori më i madh jo vetëm në Kinë por në mbarë botën për nga numri i abonentëve filloi testimet e 5G-së javën e kaluar. ZTE dyfishon investimet në kërkim dhe zhvillim të 5G-së Photo Source: Reuters

Prodhuesi kinez i pajisjeve të telekomunikacionit ZTE tha se do të dyfishojnë shpenzimet në kërkime për gjeneratën e 5-të mobile të rrjeteve që nga ky vit, ndërsa Kina përgatitet të ndërtojë rrjetin më të madh 5G në botë.

ZTE tha se do të investojë 295.5 milion dollar në kërkime dhe zhvillim të 5G-së çdo vit. Buxheti do të rrisë kapacitetet e lançimit të 5G në 2020-ën.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një garë për zhvillimin e teknologjisë 5G. Standartet ndërkombëtare të kësaj teknologjie ende nuk janë vendosur.

China Mobile, operatori më i madh jo vetëm në Kinë por në mbarë botën për nga numri i abonentëve, filloi testimet e 5G-së javën e kaluar.

ZTE ka punësuar 3,000 njerëz për zhvillimin e 5G-së. /PCWorld Albanian

Tags >

ZTE
Lajmet e fundit>