Harduer

ZTE planifikon të prodhojë smartfonë më të mëdhenj me sistemin operativ Firefox

Sep 26 2013
0 Shpërndarje
ZTE planifikon të prodhojë smartfonë më të mëdhenj me sistemin operativ Firefox

afp-firefox-phoneGjigandi kinez i telekomunikacioneve ZTE po planifikon të prodhojë një smartfon të ri të përmirësuar me sistem operativ Firefox.

Ky lajm është konfirmuar nga një drejtues i kompanisë të martën. Do të vij me një procesor me dy bërthama, ekran më të madh dhe me një eksperiencë më të mirë për përdoruesit.

ZTE Open me sistem operativ Firefox doli në shitje në Amerikë dhe Angli muajin e kaluar për 79 dollarë, i ndjekur me daljen në tregje të tjera të zhvilluara.

Pajisja e ardhshme pritet të dal fillimisht në Amerikë gjatë gjysmës së parë të vitit 2014 dhe pritet me një çmim të ulët. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>