Harduer

ZTE prezanton tre smartfonë: Nubia Z7, Z7 Max dhe Z7 Mini

Jul 9 2014
0 Shpërndarje
ZTE prezanton tre smartfonë: Nubia Z7, Z7 Max dhe Z7 Mini

Kompania teknologjike ZTE prezantoi tre pajisje të reja, që janë telefonët inteligjentë Nubia Z7, Z7 Max dhe Z7 Mini. Z7 Max është një version me përmasa më të mëdha i telefonit Z7.

ZTE Nubia Z7

ZTE Nubia Z7Telefoni ZTE Nubia Z7 është shumë i ngjashëm me telefonin LG G3. Ai ka një ekran 5.5 inç Quad HD dhe funksionon nëpërmjet procesorit Snapdragon 801. Nubia Z7 operon në bazë të sistemit Android 4.4 KitKt me ndërfaqe UI 2.0 dhe një RAM 3 GB. Ky telefon ka 2 kamera ku ajo e prapmja është 13 megapiksel, ndërsa ajo e përparmja 5 megapiksel.

ZTE Nubia Z7 Max

ZTE Nubia Z7 MaxNubia Z7 Max është version tjetër i telefonit Nubia Z7 dhe ka pothuajse të njëjtat karakteristika me të. Ekrani është i njëjtë me një madhësi prej 5.5 inç, por me një rezolucion më të vogël. Për sa u përket parametrave ky telefon ka një procesor Snapdragon 801, i cili është i njëjtë me telefonin Nubia Z7. RAM-i i këtij telefoni është 2 GB, 1 GB më pak se telefoni origjinal. Përmasat e këtij telefoni janë pak më të vogla, 152.7 x 76 x 8.7 mm dhe nuk do të ketë as stabilizuesin optik të imazheve. Sistemi operativ i Nubia Z7 Max është Android 4.4 KitKat. Ky telefon u prezantua në treg me një çmim prej 320 dollarësh.

ZTE Nubia Z7 Mini

ZTE Nubia Z7 MiniZTE Nubia Z7 Mini ka një ekran 5 inç me rezolucion 1080 pikselë. Telefoni ka sistemin operativ Android 4.4 me ndërfaqen Nubia UI 2.0, procesorin Snapdragon 801, 2 GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Kamera e prapme është 13 megapikselë, ndërsa kamera e përparme 5 megapiksel, peshon 143 gramë dhe ka bateri me kapacitet 2,300mAh. Nubia Z7 Mini u prezantua në treg me një çmim prej 180 dollarësh. Të tre këto pajisje ofrojnë mbështetje për kartë microSD për më shumë hapësirë. (PCWorld Albanian)

Tags >

ZTE
Lajmet e fundit>