Harduer

ZTE Quartz, ora e parë inteligjente e kompanisë

Feb 8 2017
0 Shpërndarje
Ndërsa Android Wear i duhet shumë punë për tu bërë popullor, prodhuesit veteranë po përgatiten të lançojnë gjeneratat e dyta dhe të treta të orëve inteligjente. ZTE Quartz, ora e parë inteligjente e kompanisë Photo Source: VentureBeat

ZTE është prodhuesi më i fundit i njohur që ka vendosur të hyjë në botën e orëve inteligjente me modelin ZTE Quartz.

Ora është zbuluar gjatë certifikimit për Bluetooth me numër modeli ZW10 raporton VentureBeat dhe detajet e orës janë thjeshtë spekulime deri në këto momente. Por sipas një materiali të brendshme siguruar nga portali, ora vjen me konektivitet 3G UMTS dhe Wi-Fi.

Në 2016-ën, në Kongresin Mobil Botëror, ZTE prezantoi dy orë inteligjente: Venus 1 dhe Venus 2. Ato më shumë se asgjë ishin rripa fitnesi të cilët nuk kishin funsionalitetet e avancuara të orëve inteligjente. Pikërisht për këtë ZTE duhet të jetë përgatitur për modelin Quartz.

Si për çudi, ZTE nxori pak kohë më parë në shitje një telefon me markën Quartz, 5.5 inç Android Jelly Bean 4.3.

Vlen të përmendet se Android Wear 2.0 pritet të debutojë ditën e sotme. /PCWorld Albanian

Tags >

ZTE
Lajmet e fundit>