Harduer

ZTE Quartz vjen me Android Wear 2.0 dhe rrjet 3G

Apr 10 2017
0 Shpërndarje
Ora e parë inteligjente e kompanisë ishte Axon Watch e cila doli në shitje në 2015-ën e vetëm në tregun Kinez. ZTE Quartz vjen me Android Wear 2.0 dhe rrjet 3G Photo Source: ZTE

ZTE do e provojë edhe njëherë tjetër me orën inteligjente Quartz. Ky model është ora e parë e ZTE me Android Wear dhe asistentin virtual të Google.

Ora e parë inteligjente e kompanisë ishte Axon Watch e cila doli në shitje në 2015-ën e vetëm në tregun Kinez.

Quartz ka ekran 1.4 inç AMOLED Gorilla Glass, një boks dhe një mikrofon. Ora gjithashtu vjen me Wi-Fi dhe 3G duke mundësuar realizimin e thirrjeve pa një telefon.

TË NGJASHME >

Po janë dy veçori që mungojnë, një sensor i rrahjeve të zemrës dhe Android Pay. Ka tre ndërfaqe por përdoruesit mund të shkarkojnë të tjera përmes Google Play Store.

Quartz përshtatet me Android dhe iOS. Do të kushtojë 192 dollar nga data 21 Prill. /PCWorld Albanian

Tags >

QuartzZTE
Lajmet e fundit>