Harduer

ZTE zgjedh një mënyrë të veçantë për prezantimin e smartfonit Nubia Z7

Jul 6 2014
0 Shpërndarje
ZTE zgjedh një mënyrë të veçantë për prezantimin e smartfonit Nubia Z7

gsmarena_001Kompania ZTE ka zgjedhur një mënyrë jo të zakontë për të reklamuar telefonin e saj të ardhshëm, Nubia Z7. ZTE ka kërkuar që përdoruesit të zgjedhin vetë veçoritë e telefonit inteligjent dhe të japin mendimet e tyre mbi vendin ku duan të blejnë telefonin dhe kohëzgjatjen që do ti duhet të telefonit të prezantohet nga data e prezantimit

Për sa i përket procesorit që do ti vendoset telefonit, përdoruesit mund të zgjedhin midis procesorëve Qualcom Snapdragon 801AA,801AB,801AC ose atij Snapdragon 805. Alternativat mbi madhësinë e ekranit janë 5 inç, 5.5 inç, 5.9 inç ose madhësia 7 inç. Kamera e pasme e këtij telefoni mund të jetë 8 megapiksel, 16 megapiksel ose 20.7 megapiksel. Kompania ka deklaruar se ai që i afrohet ose gjen ekzaktësisht parametrat do të fitojë telefonin inteligjent Nubia Z7 falas. (PCWorld Albanian)

Tags >

ZTE
Lajmet e fundit>