Lajmet

Zuckerberg dhuron 500 milionë dollarë për projektet në arsim dhe shëndetësi

Dec 20 2012
0 Shpërndarje
Zuckerberg dhuron 500 milionë dollarë për projektet në arsim dhe shëndetësi

CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg do të dhurojë gjysmë miliardë dollarë të vlefshme nga fondi i kompanisë.

Ky dhurim është donacioni i tij i dytë në shuma kaq të larta që kur vendosi të kontribuonte herë pas here pjesë nga pasuria e tij.

28 vjeçari, bashkëthemelues i rrjetit social më të madh në botë, u shpreh përmes një postimi në Facebook, se do të punonte me Silicon Valley Community Foundation për të “gjetur fusha të caktuara në arsim dhe shëndetësi ku do të dhuronte.”

Pasuria e Zuckerberg-ut, e investuar në Facebook, vlen rreth 11 miliardë $. Në vitin 2010 ai dhuroi 100 milionë $ në shkollat publike në Newark, New Jersey.

Këto dhurime janë pjesë e pjesëmarrjes së Zuckerberg në The Giving Pledge. Lançuar nga themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates dhe investitori Warren Buffett në 2010, organizata i kërkoi miliarderëve amerikanë të dhuronin të paktën gjysmën e pasurisë së tyre gjatë gjithë jetës ose pas vdekjes si dhe të deklaronin dhurimet e tyre përmes një letre.

Ditën e martë, Zuckerberg deklaroi se kishte kontribuar 18 milionë $ të vlefshme në aksione nga kompania e tij për Silicon Valley Community Foundation, me qëllimin e inicimit të projekteve të reja.

Ditën e martë, aksionet e Facebook-ut u mbyllën me vlerën 27.71 $ që e çon totalin e shumës së dhuruar në 498.8 milionë $. (PCWorld Albanian)

Mark Zuckerberg

Lajmet e fundit>