Analiza

Zuckerberg fajëson NSA-në për humbjen e besimit për Facebook-un

Sep 19 2013
0 Shpërndarje
Zuckerberg fajëson NSA-në për humbjen e besimit për Facebook-un

Shefi ekzekutiv i rrjetit shoqëror Facebook, Mark Zuckerberg pranoi gjatë të mërkurës që kompania që ai drejton dhe sfiduesit e tjerë janë duke vuajtur për shkak të perceptimeve të fundit që kanë njerëzit për ta pas ngjarjeve të treguara për nismat e shumta të spiunimit nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA), duke filluar me paraqitjen e Prism.

Zuckerberg, duke folur në një intervistë me redaktorin e Atlantic, James Bennet, tha që ndërmarrja e tij përcjell besimin e njerëzve në Facebook dhe çdo ndërmarrje e madhe në internet e sheh atë si të nevojshëm. Besueshmëria për Facebook, Twitter dhe Google ka shënuar rënie që kur skandali i parë për NSA-në u paraqit, tha ai.

“Ka shumë herë kur … dikush do të na kritikojë në shtyp për privatësi. Ajo që kemi gjetur është që ato gjëra nuk arrijnë që të na thumbojnë edhe aq në pikëpamjen e besueshmërisë ndaj trendit,” tha ai. “Gjërat nga NSA-ja e bënë këtë gjë.”

Edhe pse duket kontradiktore, Zuckerberg tha që veprimtaritë e lidhjes me anëtarët si shpërndarja, pëlqimet dhe komentimi nuk janë prekur nga skandali. Njerëzit mund t’i besojnë rrjetit Facebok më pak, por ata ende janë duke e përdorur rrjetin shoqëror aq shpesh siç e kanë bërë gjithmonë.

Këto thënie të shefit të ndërmarrjes Facebook vijnë një javë pasi ai u paraqit në TechCrunch Disrupt ku tregoi që NSA-ja e ka “prishur” komunikimin. Të mërkurën, Zuckeberg përsëriti shumë pika të njëjta për të sjell më tepër transparencë për kërkesat e qeverisë për të dhënat e përdoruesve.

Udhëheqësi i kësaj ndërmarrjeje tregoi po ashtu rreth një problemi në perceptim: që Facebook nuk është i mahnitshëm.

Në vend se të provojë të na bind të kundërtën, Zuckerberg e mori si analogji shërbimin e ndërmarrjes së tij me elektricitetin, që tha se “ndoshta” ishte gjë “e mahnitshme” kur doli së pari, por njerëzit shumë shpejt filluan që të ndalojnë së foluri për të sepse nuk është gjë e re.”

“Njerëzit supozojnë që ne duam të bëhemi të mahnitshëm. Ky kurrë nuk ka qenë qëllimi im,” tha Zuckerberg duke qeshur. “Unë mendoj që jam personi më pak i mahnitshëm që është atje.”

Këto komente të Zuckerberg natyrisht ishin për të ulur shqetësimet e investitorëve dhe vëzhguesve të ndërmarrjes të cilët mund të frikësohen që Facebook është duke humbur pika të mahnitshme me adoleshentët dhe të rinjtë e moshave njëzetvjeçare që janë duke marrë aplikacione tjera si Snapchat dhe WhatsApp. (PCWorld Albanian)

Mark_Zuckerberg_Atlantic

Lajmet e fundit>