Blog

Zuckerberg hedh poshtë spekulimet e kandidaturës për president të Shteteve të Bashkuara

Jan 25 2017
0 Shpërndarje
"Jo, jam i përqendruar në zhvillimin e komunitetit tonë pranë Facebook dhe iniciativën Chan Zuckerberg." Zuckerberg hedh poshtë spekulimet e kandidaturës për president të Shteteve të Bashkuara Photo Source: Reuters

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, ka hedhur poshtë mundësitë se një ditë do të kandidonte për president të Shteteve të Bashkuara.

I pyetur nga Buzzfeed, ai tha: “Jo, jam i përqendruar në zhvillimin e komunitetit tonë pranë Facebook dhe iniciativën Chan Zuckerberg.”

Turi i tij nëpër SHBA dhe komentet poltike të bëra së fundi ka qenë burim spekulimesh se një ditë Zuckerberg mund të ishte president i Shteteve të Bashkuara. 32 vjeçari do të kishte moshën e duhur për president në 2020-ën.

Në Prill të vitit të kaluar, Fortune raportoi se Facebook kishte ristrukturuar kompaninë më mënyrë që Zuckerberg të kishte mundësi të kandidonte në zgjedhjet presidenciale.

Së fundi ai zbuti qëndrimin e tij ndaj fesë duke e përshkruar atë si një element shumë të rëndësishëm në jetën e njeriut gjatë një urimi për Krishtlindjet.

Më parë ai identifikohej si ateist, një fakt i cili mund të ketë ndikuar në raportin e tij me shumë qytetarë Amerikanë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>