Blog

Zuckerberg heq dorë nga ateizmi, i rikthehet besimit

Jan 3 2017
0 Shpërndarje
Zuckerberg heq dorë nga ateizmi, i rikthehet besimit

gettyimages-496361748Mark Zuckerberg është përsëri një besimtar i devotshëm. Themeluesi i rrjetit social Facebook i cili më parë njihej si ateist, zbuloi javën e kaluar se religjoni tashmë është përsëri pjesë e jetës së tij.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social Facebook ai shprehej: “Gëzuar Krishtlindjet dhe Hanukkah nga Prishila, Maks dhe unë.”

Një prej fansave të tij i drejtoi pyetjen në një komente: “A nuk je një ateist?” Dhe Zuckerberg u përgjigj: “Jo. Jam rritur si hebre dhe kaloja një periudhë ku shumë pyetje më lindën në kokë e tashmë besojmë se religjoni është pjesë shumë e rëndësishme e jetës,” shkroi ai.

Bashkëshortja e tij praktikon besimin Budist. Madje në një udhëtim në Kinë ai ishte lutur përpara objektit fetar “Goose Pagoda” në Xian të Kinës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>