Harduer

Zuckerberg mohon akuzat ndaj realitetit virtual të Oculus Rift

Jan 18 2017
0 Shpërndarje
Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg u paraqit në gjykatë ditën e Marte pas padisë së Zenimax Media ndaj realitetit virtual të Oculus Rift. Zuckerberg mohon akuzat ndaj realitetit virtual të Oculus Rift Photo Source: Getty Images

Shefi i Facebook tha se akuzat e Zenimax se kompania e tij kishte vjedhur teknologjinë invovative të realitetit virtual ishin të pamatura, të pabaza dhe të papërshtashme.

Beteja më e re ligjore e rrjetit social zbuloi disa detaje interesante. Facebook kishte paguar më shumë sesa deklaruar publikisht për blerjen e Oculus. Përveç marrëveshjes 2 miliard dollarëshe, 1 miliard të tjera janë paguar për të mbajtur në Oculus një pjesë të stafit.

“Ideja se produktet e Oculus janë të bazuara në teknologjinë e dikujt tjetër është terësisht e gabuar,” tha Zuckerberg përpara trupit gjykues.

Zenimax, kompania pas id Software, kërkon nga Facebook 2 miliard dollar. Padia bazohet në faktin se John Carmack, bashkëthemelues i id, kishte marrë me vehte pronën intelektuale të Zenimax kur u largua nga firma në drejtim të Oculus si shef teknologjik pranë kompanisë.

Carmack është një legjendë e industrisë së lojërave, krijuesi i titujve të parë “first person shooter,” si Doom dhe Quake.

Argumentet janë të ndara. Facebook thotë se ekipi i Oculus është përgjegjës për krijimin e harduerit inovativ Rift duke sjellur realitetin virtual për masat. Por Zenimax thotë se kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e softuerit të id Software në fazat e hershme të zhvillimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>