Lajmet

Zuckerberg: Për momentin nuk do të ketë reklama në Instagram

Jul 28 2013
0 Shpërndarje
Zuckerberg: Për momentin nuk do të ketë reklama në Instagram

Përdoruesit e Instagram-it nuk kanë pse të shqetësohen për reklamat në rrjetin e fotove, të paktën për momentin.

Facebook është shprehur gjatë javës se nuk plane urgjente për të shtuar reklama, megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë reklama në të ardhmen.

Pyetja i është bërë shefit ekzekutiv të kompanisë, Mark Zuckerberg, nëse përdoruesit e Instagram-it do të shohin reklama ashtu siç ndodh edhe në Facebook. Ai u shpreh se për momentin fokusi i tyre është të zgjerojnë numrin e përdoruesve të Instagram-it si dhe të vazhdojnë me ndërtimin e mëtejshëm të produktit.

“Aktualisht, fokusi ynë është të rrisim përdorueshmërinë e Instagram-it,” u shpreh ai. Megjithatë, bashkëthemeluesi Kevin Systrom është shprehur qartë se Instagram, i cili mund të shkarkohet pa pagesë, kishte si qëllim fillestar të bëhej biznes, tha Zuckerberg.

“Presim që me kalimin e kohës të gjenerojmë të ardhura edhe nga ai dhe ndoshta një nga mënyrat do të jetë përmes reklamave,” tha Zuckerberg. Facebook ka paguar rreth 1 miliardë $ për blerjen e Instagram, i cili ka tashmë rreth 130 milionë përdorues aktivë mujorë, nga 80 milionë që kishte një vit më parë.

Facebook e gjeneron pjesën më të madhe të fitimit përmes reklamave, megjithatë, monetarizimi i shërbimeve në pajisjet mobile shihet si një pjesë kritike e suksesit të vet, duke qenë se shumë përdorues po kalojnë nga përdorimi i gjerë i PC-ve tek ai i smartfonëve dhe tabletëve.

Zuckerberg shtoi se së shpejti ata do të kenë më të tepër të ardhura nga pajisjet mobile se sa nga ato desktop. Gjatë tremujorit të kaluar, të ardhurat nga reklamat mobile përbënin 41% të të gjithë totalit të të ardhurave. Në tre tremujorët paraardhës, këto shifra kanë qenë përkatësisht 30%, 23% dhe 14%. (PCWorld Albanian)

instagram

Lajmet e fundit>