Lajmet

Zuckerberg prezanton planet për shfaqjen e reklamave me video në Facebook

Sep 14 2013
0 Shpërndarje
Zuckerberg prezanton planet për shfaqjen e reklamave me video në Facebook

fb videoSë fundmi Facebook ka treguar se po bën përpjekje të shumta për të përmirësuar shërbimin e reklamave, burimin e vetëm të të ardhurave të kompanisë.

Përveç zmadhimit të reklamave aktuale, rreth 3.5 herë më tepër, Zuckerberg ka njoftuar se kompania po teston gjithashtu edhe reklamat me anë të videove.

Bëhet fjalë për videot auto-play të cilat shfaqin përmbajtjen e tyre automatikisht pa qenë e nevojshme të klikosh mbi to.

Në këtë mënyrë klipet mund të shihen pa zë, ndërsa për ata që duan të shohin reklamën e plotë dhe të dëgjojnë edhe fjalët mund të klikojnë mbi video. Fillimisht ky opsion do të jetë i disponueshëm vetëm për artistët në mënyrë që të përmirësohet në maksimum kjo eksperiencë e cila, në qoftë se rezulton e suksesshme do të ofrohet edhe për reklamuesit.

Facebook ka planifikuar disa projekte shumë ambicioze për të ardhmen si p.sh ofrimin e mundësisë për t’u lidhur me miqtë në Facebook pa pasur nevojë për akses ndaj Internetit apo sofistikimin e kërkimit nëpërmjet Graph Search.

Nuk është çudi që kompania po përpiqet të eksplorojë mënyra të reja reklamimi pasi kjo do të mundësojë gjenerimin e të ardhurave dhe si rezultat do të sigurohen fondet e nevojshme për realizimin e këtyre projekteve. (PCWorld  Albanian)

Lajmet e fundit>