Lajmet

Zuckerberg telefonon presidentin Obama për NSA-në

Mar 15 2014
0 Shpërndarje
Zuckerberg telefonon presidentin Obama për NSA-në

mark-zuckerberg-facebook-home-1067_1_610x407Nuk është ndonjë sekret i madh që Mark Zuckerberg e mendon që Agjencia e Sigurimit Amerikan i ka kaluar pak kufijtë kur vjen çështja te praktikat e përgjimit. Por të enjten, shefi ekzekutiv i Facebook-ut i ka dërguar kritikat e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë tek presidenti amerikan Obama. Në faqen e tij në Facebook, Zuckerberg shkruan ndër të tjera: “Telefonova presidentin Obama për të shprehur shqetësimin tim për dëmet që qeveria po krijon për të ardhmen e të gjithëve. Fatkeqësisht, duket se reforma do të kërkojë pak kohë që të realizohet plotësisht.”

Postimi i Zuckerberg-ut në Facebook në lidhje me këtë çështje vjen pas dokumenteve të publikuara nga Edward Snowden, të cilat tregonin se NSA-ja po përdorte një sistem automatik të quajtur “Turbine” për të hakuar miliona kompjuterë. NSA-ja ka përdorur një server që të sillej si Facebook për përdoruesit për të infektuar kompjuterët e tyre që të merrte të dhënat e tyre, sipas The Intercept. Zuckerberg shkruan që Facebook përqendrohet më shumë në krijimin e një rrjeti të tijin për të qenë i sigurt dhe në të njëjtën kohë për të identifikuar edhe problemet në shërbimet e tjera sepse kompania ka si qëllim ta mbajë internetin të fortë. Qeveria, gjithsesi, po krijon probleme për arritjen e kësaj.

Më poshtë është postimi i tij i plotë në Facebook:

“Ndërkohë që bota bëhet më e ndërlikuar dhe qeveritë gjithandej përpiqen, besimi në internet është më i rëndësishëm sot më shumë se kurrë. Interneti është hapësira jonë që e ndajmë së bashku. Na ndihmon të lidhemi. Ndan mundësi. Na mundëson të mësojmë. Na jep një zë. Na bën më të fortë e më të sigurt së bashku.

Për ta mbajtur internetin të fortë, ne duhet ta mbajmë atë të sigurt. Kjo është arsyeja pse Facebook shpenzon aq mund për t’i bërë shërbimet tona dhe të gjithë internetin më të sigurt dhe më të besueshëm. Ne enkriptojmë komunikimin, ne përdorim protokolle të sigurta për trafikun, ne inkurajojmë njerëzit për të përdorur shumë faktorë për autentifikim dhe do të vazhdojmë kështu për të ndihmuar në rregullimin e problemeve që gjejmë në shërbimet e tjera. Interneti punon sepse njerëzit dhe kompanitë bëjnë të njëjtën gjë. Ne punojmë së bashku për të krijuar këtë mjedis të sigurt dhe e bëjmë hapësirën tonë të përbashkët më të mirë për botën. Kjo është arsyeja pse kam qenë kaq konfuz dhe i shqetësuar në lidhje me raportet e shpeshta të lidhura me sjelljen e qeverisë amerikane. Kur inxhinierët tanë punojnë palodhur për të përmirësuar sigurinë, ne imagjinojmë që po ju mbrojmë kundër kriminelëve, por jo kundër qeverisë.

Qeveria amerikane duhet të bëhet kampioni i internetit, jo një rrezik për të. Ata duhet të jenë më transparentë për atë që bëjnë ose përndryshe njerëzit do të besojnë më të keqen. Unë telefonova presidentin Obama për t’i shprehur shqetësimin tim mbi dëmin që qeveria po krijon për të ardhmen e të gjithëve. Fatkeqësisht, duket se do të duhet pak më shumë kohë për një reformë të vërtetë. Prandaj, është në dorën tonë, e të gjithëve ne që të ndërtojmë internetin që ne duam. Së bashku, ne mund të ndërtojmë një të ardhme që është pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e botës që ne kemi sot, por gjithashtu të sigurt e të besueshme. Unë jam i përkushtuar që ta shoh realizimin e kësaj dhe ju mund të keni besim se Facebook-u do ta bëjë detyrën që ka për këtë.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>