Vëzhgim

Zuckerberg: Facebook mund të arrijë në 1 miliard përdorues

Jun 23 2010
0 Shpërndarje
Zuckerberg: Facebook mund të arrijë në 1 miliard përdorues

Në një intervistë dhënë për The Guardian, shefi ekzkeutiv i Facebook gjithashtu ka thënë se kompania e tij është duke punuar në prezantimin e një oferte publike. Zukerberg, që së fundi është takuar edhe me Kryeministrin Britanik David Cameron, ka pranuar se një ditë do të jetë dëshmitar i asaj sesi Facebook do të dështojë në tregun e aksioenve, por kjo nuk do të ndodh në të ardhmen e afërt.

Ai shtoi se “nuk ka mundësi” që Facebook, pasi ka arritur vlerën prej 500 milion përdoruesish, të mos arrij edhe në një miliard përdorues gjatë këtij viti, por argumentoi se “gjasat janë të mëdha se kjo mund të ndodh”.

“Nëse ne arrijm sukses në inovacione dhe mbesin relevant, ka një mundësi të mirë që të sjellim një miliard njerëz në një vend. Do të jetë interesante të përcillet sesi do të ndodh kjo”, u shpreh ai gjatë Festivalit të Marketingut Ndërkombëtar të Cannes Lions.

“Dominimi global i Facebook-ut është pothuajse i kompletuar” tha ai. “Na kanë mbetur vetëm katër shtete ku ne nuk jemi rrjeti social numër një”.

Veçanërisht, Zuckerberg tha se kompania do të kalonte në një IPO “gjatë një momenti të caktuar”.

Lajmet e fundit>