Harduer

Zune HD në shitje gjatë shtatorit

Aug 13 2009
0 Shpërndarje
Zune HD në shitje gjatë shtatorit

Gjatë ditës së martë Microsoft Corp. ka vendosur çmimin e shitjes për  lexuesin e ri digjital Zune HD, i cili është më i lirë sesa çmimet për pajisjet Apple iPod, duke tentuar kështu të marrë pjesëmarrje në treg, që dominohet nga lideri Apple.

Pajisja, që tani mund të porositet por nuk gjendet në raftet e dyqanit deri më 15 shtator, kërkon 220 dollarë për version 16GB dhe 290 dollarë për version 32GB. Në krahasim me lexuesit iPod Touch, për versionet gjegjëse çmimet janë, 299 dhe 399 dollarë.

Zakonisht një lexues me kapacitet prej 16 GB mund të mbajë përafërsisht 4.000 këngë, që do të thotë muzikë të mjaftueshme për argëtimin tuaj ditor.

Pajisja e re Zune HD është më e hollë sesa versionet e mëparshme dhe për herë të parë për dorë një ekran të ndjeshëm në prekje. Bashkësia e njësive që do të shiten arrin në pesë ngjyra dhe kanë të integruar një pranues të valëve FM, Wi-Fi  si dhe mund të shfaqin video HD në ekranin e madh.

Lajmet e fundit>