Blog

Zvicra kërkon kurorën e kriptomonedhave

Jul 21 2018
0 Shpërndarje
Për shembull, kantoni i pasur zviceran i Zugut ka marrë emërtimin "Crypto Valley", me 200-300 entitete të monedhave virtuale që po hapen atje gjatë viteve të fundit. Zvicra kërkon kurorën e kriptomonedhave

Ulje-ngritjet  e kohëve të fundit të kriptomonedhave i kanë shndërruar ato në kryefjalën e ekonomisë . Në përpjekje për të arritur një zhvillim sa më të madh, vëmendja është kthyer këtë herë nga Zvicra.

Rregullatorët zviceranë po rritin përpjekjet për të ndalur një eksod të projekteve të kriptomonedhave nga vendi, pasi dy nga vetëm një pjesë e vogël e bankave aktive në sektorin e sapolindur mbyllën dyert e tyre vitin e kaluar.

Largimet, që burimet e industrisë i tremben se mund  të vazhdojnë të ndodhin, do të thotë që Zvicra po humbet biznesin ndaj rivalëve të saj, përfshirë Lihtenshtajnin, Gjibraltarin dhe Ishujt Kajman, ku bankat janë më të mirëpritura.

Ndërsa biznesi i lidhur me kriptomonedhat në Zvicër është i vogël në krahasim me sektorin tradicional të saj bankar, ai është rritur me shpejtësi dhe punëson qindra njerëz, sipas zyrtarëve lokalë. Mbështetësit gjithashtu e konsiderojnë atë si një risi kryesore për të ardhmen e financave globale.

Për shembull, kantoni i pasur zviceran i Zugut ka marrë emërtimin “Crypto Valley”, me 200-300 entitete të monedhave virtuale që po hapen atje gjatë viteve të fundit.

Drejtori i financave të Zug, Heinz Taennler, thotë se mund të ketë largesa të mundshme nëse qeveria nuk iu jep akses në sistemin bankar, pa të cilin ata përpiqen të funksionojnë.

“Të gjitha marrëdhëniet e tyre bankare shkojnë në Lihtenshtajn,” tha ai për Reuters.

“Këto janë qindra vende pune që janë krijuar, dhe çdo punë është e rëndësishme”. Thomas Moser, një anëtar alternativ i bordit drejtues në Bankën Kombëtare Zvicerane (SNB), tha se disa kompani kripto-valute kishin kërkuar ndërhyrjen e qendrës për të parandaluar këto largime që janë në dëm të Zvicrës.

“Ata ngritën shqetësime rreth problemeve me hapjen e llogarive bankare, e cila ishte një shqetësim për ta dhe kërkoi ndihmë”, tha Moser për Reuters.

Sipas tij kjo ndërhyrje nuk ishte kompetencë e SNB por, mund të ndihmonte duke e biseduar me FINMA. FINMA është mbikëqyrësi i tregut financiar të Zvicrës, ka zhvilluar diskutime me SNB dhe shoqatën e bankierëve për mënyrën se si t’i bëjnë bankat më të aksesueshme ndaj sipërmarrjeve të kriptomonedhave.

“Ne nuk do të dëshironim të mbyllnim dyert për mundësitë që mund të sjellë një risi e tillë (kriptomonedhat),” shtoi Moser. Sigurimi i kuadrit ligjor për të nisur ICO dhe për bankat që të bëjnë biznes me kompanitë e kriptomonedhave nuk konsiderohet aspak i lehtë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>