Blog

Zv/Kryeministri i Kosovës paralajmëron përdoruesit e Bitcoin

Dec 16 2017
0 Shpërndarje
Pacolli ka këshilluar që të mos merren me Bitcoin, duke e krahasuar monedhën me një piramidë e cila shembet kur njerëzit tërheqin paratë e tyre që kanë investuar në të kaluarën. Zv/Kryeministri i Kosovës paralajmëron përdoruesit e Bitcoin

Behgjet Pacolli pasi ka promovuar librin e tij “15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit” në ambientin e kolegjit AAB, ai ka folur para studentëve, ndër të tjera edhe për monedhën virtuale Bitcoin.

Pacolli ka këshilluar që të mos merren me Bitcoin, duke e krahasuar monedhën me një piramidë e cila shembet kur njerëzit tërheqin paratë e tyre që kanë investuar në të kaluarën.

“Mos lakmoni në Bitcoin, është valutë virtuale e cila në momentin kur njerëzit dalin nga ai lloj sistemi, piramida fillon të bjerë”, shprehej Ai.

Bitcoin është monedha virtuale më popullore në botë. Ajo bazohet në një teknologji të re revolucionare e quajtur blockchain. Monedha është rritur me 1,700% që nga fillimi i vitit ndërsa aktualisht tregohet me 19,378 dollarë sipas CoinMarketCap.com.

Banka Qendrore e Kosovës vazhdimisht ka shprehur skepticizëm ndaj monedhës virtuale. Megjithatë ka pasur kompani të cilat kanë sjellë risinë e Bitcoin edhe në tregun Kosovar.

E tillë është kompania Albvision e cila solli në Korrik të këtij viti ATM-në e parë të Bitcoin në Kosovë.

Lajmet e fundit>