Harduer

Zvogëloni përdorimin e RAM-it dhe rregulloni rrëmujën

Jan 13 2009
0 Shpërndarje
Zvogëloni përdorimin e RAM-it dhe rregulloni rrëmujën

RAMMë shumë nuk është gjithmonë më mirë, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndonjë rrëmujë në kompjuter apo detyrat në kuzhinë. Programet e këtij muaji ju ndihmojnë të stabilizoni RAM-in, të rregulloni kompjuterin dhe të stimuloni aftësitë në gatim.

Minimizoni shfrytëzimin e RAM-it

Disa programe e ngadalësojnë kompjuterin deri në përgjumje? Minimem ju ndihmon t’i tregoni vendin pushtuesit të memories. Ashtu si shumica e programeve për lirimin e memories edhe kjo vegël falas ju lejon të vendosni se cilat programe të optimizoni dhe cilat t’i lini të qeta. Programet si Firefox 2.0, i cili ka inspiruar Minimem, përdorin memorie edhe kur rrinë të hapur. Minimem i jep fund kësaj mangësie duke larguar faqet e memories së panevojshme e duke i kaluar mes memories kryesore dhe harddiskut. Mund të rregulloni që të shfaqen vetëm programet me përdorimin e RAMit, më shumë sesa minimumi që vendosni vetë. Testin e Minimem e bëra me aplikacionet e zakonshme të hapura, duke optimizuar vetëm shfletuesit. Nuk arrita ta përdor Minimem me programet e sigurisë. Përmirësimi i memories ishte i vogël, por mund të vërehej. Shtimi i RAM-it fi zik është strategji e re, por nëse kjo nuk është një nga mundësitë që keni, Kerkia Minimem mund të zgjidhë problemet me aplikacione që harxhojnë shumë memorie. Falas/pranon donacione, find.pcworld.com/61659.

Organizoni aplikacionet që të mos ju pengojnë
Dëshironi një desktop më të pastër e më të rregullt? SideSlide ofron zgjidhje për këto dy çështje, duke krijuar një shirit të hollë dhe thuajse të padukshëm në pjesën e sipërme të ekranit, i cili kthehet në një panel lançimi kur i kaloni me maus sipër. SideSlide krijon dritare të vogla, apo “container” që mund të mbajnë gjithçka, nga shkurtesat e desktopit deri tek linqet dhe rikujtuesit e programuar. Si alternativë mund të largoni artikujt nga kontejnerët dhe t’i vendosni në panelin e lançimit. Edhe nëse dëshironi të përdorni komandat e shpejta apo të klikoni me tastin e djathtë dhe të eksploroni, SideSlide përkrah gjithçka si zakonisht. Pas të gjithash, kompania NorthGlide ka krijuar një konkurrent të fortë në grupin e madh të lançuesve të programeve. Vendosni SideSlide në PC dhe do të doni ta mbani aty gjithnjë. Falas/pranon donacione, find.pcworld.com/61661.

Jeton për të ngrënë, apo ha për të jetuar?
Edhe nëse jeni adhurues i gatimeve të shijshme apo mbaheni gjallë me groshë dhe salsiçe, gatimi dhe punët rreth tij mund të jenë tronditëse. Living Cookbook 2008 ka me qindra receta, gjë që e bën më të lehtë krijimin e librit tuaj personal të gatimit, ju ndihmon me buxhetin, blerjen dhe kalkulimin e kalorive. Living Cookbook përdor informatat e përfshira të dietës për të kalkuluar statistikat e ditës; nëse receta juaj kërkon përbërësit që nuk mund t’i gjeni, mund të kërkoni për zëvendësim. Për shembull, mund të përdorni kërpudha të terura në vend të të freskëtave. Një vërejtje: programi nganjëherë i injoron përbërësit që nuk kanë të dhëna për vlerën ushqyese, kështu që ndonjëherë llogarit gabimisht kaloritë dhe vlerat ushqyese. Sa i përket buxhetit, Living Cookbook tregon çmimet për shumicën e përbërësve, por ju mund t’i ndryshoni ato me çmimet aktuale të këtyre produkteve. Gjithashtu mund të ndërtoni listën e një dyqani ushqimor duke u bazuar në planet tuaja për menynë. Versioni testues/demo nuk ka vetëm mundësinë për eksport dhe kthim të bazës së të dhënave. 30 ditë periudhë testuese, 35$ për ta blerë: find.pcworld.com/61660.

 

Tags >

RAM
Lajmet e fundit>