Softuer

Zynga të lëshojë platformën e vet të lojërave

Mar 3 2012
0 Shpërndarje
Zynga të lëshojë platformën e vet të lojërave

Si pjesë fillestare e nismës, Zynga do të debutojë me lëshimin testues të platformës së renë Zynga.com. Ky version do të mundësojë luajtjen e jo vetëm lojërave të ndërmarrjes Zynga, por edhe lojërat e tjera shoqërore të zhvilluara nga zhvillues të palës së tretë si Mob Science, Row Sham Bow dhe Sava Transmedia.

“Ne e ndërtuam Zynga.com për t’u dhënë lojtarëve tanë më shumë rrugë për t’u lidhur me njërin-tjetrin dhe të luajnë lojëra të shkëlqyera shoqërore qofshin ato të ndërtuara nga Zynga ose zhvillues të tjerë të talentuar,” tha Mark Pincus, i cili është themelues dhe CEO i ndërmarrjes Zynga. “Së bashku me bashkëpunëtorët e platformës sonë, ne po shikojmë mundësinë e ofrimit të lojës më të madhe të botës në platformën tonë.”

Seti i parë i titujve nga Zynga do të ofrohet në platformën e re përfshin CastleVille, Words With Friends, CityVille, Hidden Chronicles dhe Zynga Poker./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>