Harduer

Zyra londineze e Google prej 93 000 metra katrore: 3 vjet para hapjes

Nov 3 2013
0 Shpërndarje
Zyra londineze e Google prej 93 000 metra katrore: 3 vjet para hapjes

londonNë vitin 2016, në Londër do të hapet një zyrë prej rreth 93 000 metrash katrorë, e cila do të ketë një pishinë të hapur, një fushë të mbyllur futbolli, një mur ku mund të ngjitesh si dhe një kopsht në tarracë nga ku mund të shohësh daljen e trenave nga stacioni i famshëm Kings Cross. Ambientet kanë në brendësi edhe dushe dhe dollapë me çelës. Diku aty rrotull, duhet të ketë edhe tavolina për të punuar.

google-kx_view-3-1c2a9ahmm

Godina gjendet mes stacioneve Kings Cross dhe St. Pancras. Reuters ka raportuar se Google do të shpenzojë rreth 650 milionë £ për blerjen dhe zhvillimin e vendit. Por përse po e bën kompania këtë gjë? Përgjigjja kryesore është sepse ka mundësi. Duhet të bëjnë diçka me miliardat që kanë fituar jashtë SHBA-së pasi nuk mund t’i fusin ato atje pa paguar një shumë të madhe taksash. Një arsye e dytë është se mënyra se si punohet sot ka ndryshuar dhe kompanitë që kanë asete të mjaftueshme për të përballuar këto lloj ndërtimesh, i realizojnë ato.

Ambientet si fusha e futbollit apo hapësirat e gjera të mencës janë krijuar me qëllimin që t’i motivojnë sa më shumë punonjësit dhe t’i mbajnë ata sa më gjatë atje. Ideja është që njerëzit që punojnë në këto lloj ndërtesash të qëndrojnë atje me qejf dhe ta pëlqejnë ambientin se ku punojnë.

Këto janë disa nga arsyet e përzgjedhjes së pozicionit dhe arkitekturës së godinës. Punonjësit mund të shkojnë shumë shpejt prej aty në Cambridge, shtëpinë e harduerit britanik si dhe prodhuesve të çipeve si ARM. Ose mund të vizitojnë Microsoft Research që gjendet vetëm 45 minuta larg. Nga stacioni St Pancras, mund të marrin Eurostarin për në Bruksel ose në Paris për vetëm 2 orë.

Në godinë mund të punojnë 4500 punonjës, më shumë se dyfishi i numrit që punojnë aktualisht në zyrat e Google-it në Londër. Ndërtesa do të jetë gati në vitin 2016. (PCWorld Albanian)

google-kx_view-7-7c2a9ahmm-and-ink

Tags >

Google
Lajmet e fundit>