Siguri

Zyrat e Google në Kore, bastisen nga policia

Aug 10 2010
0 Shpërndarje
Zyrat e Google në Kore, bastisen nga policia

Një zëdhënës i policisë ka deklaruar se është dyshuar që Google po mbledh dhe ruan të dhëna nga përdorues “të pacaktuar të internetit perms rrjeteve Wi-Fi”.

Kjo kompani së fundi ka pranuar se automjetet e saja Street View kanë qenë duke mbledhur informata përmes rrjeteve të paenkriptuara wi-fi, dhe e kanë quajtur këtë veprim si “një gabim”. Dhe si rezultat i kësaj Google momentalisht është duke hetuar në një numër shtetesh për të shikuar nëse ka thyer ndonjë ligj të mbrojtjes së të dhënave apo të privatësisë.

”Ne kemi qenë duke hetuar Google Korea në bazë të dyshimeve për mbledhje të paautorizuar dhe ruajtje të të dhënave nga përdorues të pacaktuar nga rrjetet Wi-Fi” tha në një deklaratë Agjencioni Kombëtar Policor i Koresë (KNPA).

Mediat e Koresë raportuan se 19 agjentë KNPA u futën në zyrë, duke marr hard disqe dhe dokumente tjera. Autoritetet thane se kanë plane që të marrin në pyetje zyrtarë të Google për hetime të mëtutjeshme në momentin që të përfundohet me analizën e gjërave të konfiskuara.

Një zëdhënës i Google tha për BBC se bastisja ishte pjesë e hetimeve të KNPA-së, në lidhje me mbledhjen e të dhënave në Street View Cars. “Ne do të vazhdojmë me kooperimin dhe do të përgjigjemi ndaj çfarëdo pyetjeve që mund të ketë policia” tha zëdhënësi.

Lajmet e fundit>