Harduer

Zyrtairsht edhe Samsung NX100

Sep 15 2010
0 Shpërndarje
Zyrtairsht edhe Samsung NX100

Kompani Samsung ka paraqitur modelin NX100 – fotoaparat i cili nuk ka blic por me objektive të cilat ndërrohen.Prodhuesit kanë përpunuar shtëpizën prej 120 x 71 x 34 milimetrash i cili mundëson shfrytëzimin e një strukture të tillë interne.

Rezolucioni i sensorit të integruar CMOS APS-C është 14.6 megapiksel, ndjeshmëria maksimale është ISO 6.400, ndërsa video materialet mund të incizohen në rezolucion 720p, ku materiali i incizuar ruhet në kartelat e memories SHDC. Ekranin e prapavijës e ka 3-inch, dhe është interesant pasi që bëhet fjalë për ekranin AMOLED.

Data e lansmit në treg të këtij fotoaparati dhe çmimi i tij nuk janë bërë ende publike, mirëpo ngjyrat që do ti posedojë janë e zezë dhe e hirtë.

Lajmet e fundit>