Harduer

Zyrtare: LG prezanton flagshipin V30 më 31 Gusht

Aug 9 2017
0 Shpërndarje
Nëse data dhe vendi ju kujton diçka, atëherë është evenimenti prestigjioz Evropian i elektronikës IFA, shfaqja më e madhe teknologjike në kontinent. Zyrtare: LG prezanton flagshipin V30 më 31 Gusht

Pas disa javësh spekulime, LG përmes blogut Korean tha se do të prezantoi flagshipin e radhës LG V30 më 31 Gusht në Berlin.

Nëse data dhe vendi ju kujton diçka, atëherë është evenimenti prestigjioz Evropian i elektronikës IFA, shfaqja më e madhe teknologjike në kontinent.

IFA 2017 hap dyert më 1 Shtator në kryeqytetin Gjerman Berlin. Duke u kthyer tek telefoni, sipas raportimeve ai do të ketë ekran 6 inç Quad HD+ OLED me teknologjinë Full Vision (http://bit.ly/2upToz8) e cila është përgjigja e LG ndaj Samsung Infinity.

Në brendësi të telefonit pritet të jetë një procesor Snapdragon 835 dhe bateri 3,200 mAh. Ai do të ketë gjithashtu një skaner të shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme shoqëruar nga një kamër e dyfishtë.

Me fjalë të tjera ai do të jetë telefoni i vitit për LG-në pas dështimit të LG G6. Sipas kompania prezantimi i telefonit do të transmetohet live edhe në Youtube. /PCWorld Albanian

Tags >

LGLG V30
Lajmet e fundit>