Lajmet

Zyrtare: Mbyllet Vine, nga 17 janari quhet Vine Camera

Jan 6 2017
0 Shpërndarje
Zyrtare: Mbyllet Vine, nga 17 janari quhet Vine Camera

dbb17__vine-image-2Është përfundimtare. Vine ka vdekur. Ose të paktën është në frymëmarrjen e fundit. Vine do të ndalojë së funksionuari më 17 Janar për tu zëvendësuar nga një aplikacion mobil i quajtur Vine Camera.

Ky i fundit mund të përdoret për të shkurtuar video dhe ti shpërndani ato në Twitter por komuniteti Vine i përket së kaluarës. Në tetor Twitter njoftoi se do të mbyllte rrjetin social Vine “në muajt në vijim.”

Mesa duket muajt në vijim kanë qenë pikërisht Janari. Vetë rrjeti social Twitter konfirmoi se Vine do të largohet më 17 Janar.

TË NGJASHME >

Çfarë do të ndodhë më pas?

Nëse përdorni Vine, më 17 Janar do të vëreni se ai shërbim tani quhet Vine Camera. Ky aplikacion mund të krijojë video 6.5 sekondëshe të cilat ose mund ti ruani në telefonin tuaj ose ti shpërndani në Twitter.

Uebsajti i Vine do të shndërrohet në një arkivë të Vine që do të thotë se mund të shfletoni videot 6 sekondëshe të ngarkuara prej vitesh.

Nëse doni të shkarkoni videot përpara mbylljes, mund ta bëni ose përmes aplikacioneve Android dhe iOS ose përmes uebsajtit vine.co. (PCWorld Albanian)

Tags >

Vine
Lajmet e fundit>