Harduer

Zyrtare: Ora inteligjente Apple Watch do të kushtojë 349 dollar për modelin bazë ndërsa modeli i artë 18 karat 10,000 dollar

Mar 9 2015
0 Shpërndarje
Zyrtare: Ora inteligjente Apple Watch do të kushtojë 349 dollar për modelin bazë ndërsa modeli i artë 18 karat 10,000 dollar

apple_watch_march_9-100572331-large

Që nga prezantimi me orën inteligjente Apple Watch, u përballem me spekulimet të shumta. Tani përgatituni të paguani ndër çmimet më të larta për një veshje elektronike pas dates 10 Prill. Detajet që na mungonin u zbuluan para pak çastesh nga Apple gjatë një eventi mbajtur sot ku u prezantua edhe një model 12 inç MacBook Air. Po le të kthehemi tek ora inteligjente Apple Watch e cila do të kushtojë 349 dollar për një model bazë me trashësi 38 mm dhe material alumini. Nëse kërkoni një model 42 mm do të duhet të paguani 50 dollar më shumë.

Modeli i ndërtuar prej një metali më të fortë se ai i zakonshmi me anë të cilit ndërtohen orët do të kushtojë 549 dollar për një model 38 mm me rrip të thjeshtë. Ndërsa ky lloj do të arrijë të kapë çmime deri në 1049 dollar nëse paiset nga një rrip tepër cilësor. Ngjashëm me modelin e bazë, nëse kërkoni orën me trashësi 42 mm duhet të paguani 50 dollar shtesë.

Ndërsa ato spekulime të një ore 20,000 dollarëshe të Apple nuk u vërtetuan në eventin e ditë së sotme. Tim Cook tha se një model 18 karat i orës inteligjente Apple Watch do të kushtojë 10,000 dollarë. Ky model mund të blihet vetëm në pika të caktuara shitjesh.

Porositjet për orën inteligjente fillojn në data 10 Prill dhe dërgesat e saj pas dates 24 Prill. Mbetet për tu pare sesi do të krahasohet kjo orë me ato të konkurrentëve si Motorola, Samsung dhe LG. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>