Harduer

Zyrtare: Samsung prezanton Galaxy Note 8 me 23 Gusht

Jul 21 2017
0 Shpërndarje
Ka pasur spekulime se Samsung mund të braktisë plotësisht markën Note pas sagës së baterive të vitit të kaluar. Note 8 pritet të jetë një telefon premimum me kosto 900 dollarëshe. Zyrtare: Samsung prezanton Galaxy Note 8 me 23 Gusht

Evenimenti Unpacked i Samsung po vjen sipas parashikimeve dhe të gjitha shenjat tregojnë se kemi të bëjmë me debutimin e Galaxy Note 8-ës.

Shfaqja vjen në një moment kur Samsung tradicionalisht prezanton phabletin dhe vetë ftesa përmban një ekran infinity dhe laps stylus S Pen.

Unpacked do të mbahet më 23 Gusht në New York, një javë përpara shfaqjes elektronike të IFA-së në Berlin ku kompania prezantoi për herë të parë phabletin në 2011-ën.

Ka pasur spekulime se Samsung mund të braktisë plotësisht markën Note pas sagës së baterive të vitit të kaluar. Note 8 pritet të jetë një telefon premium me kosto 900 dollarëshe.

Sipas @evleaks, ai do të ketë ekran 6.3 inç, vetëm 0.1 inç më i madh sesa ekrani i Galaxy S8 Plus. Në brendësi do të jetë një procesor Snapdragon 835 dhe bateri 3,300 mAh.

Ekran infinity dhe Bixby janë oferta të tjera që nuk kanë për ti munguar telefonit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>