Biznes

Zyrtarizohet blerja e Skyscanner nga kompania kineze Ctrip

Dec 9 2016
0 Shpërndarje
Zyrtarizohet blerja e Skyscanner nga kompania kineze Ctrip

skyscanner-930x618Startupi Skocez i udhëtimeve, Skyscanner, tashmë zyrtarisht i përket gjigandit Kinez Ctrip falë finalizimit të marrëveshjes 1.74 miliard dollarëshe.

Marrëveshja u bë e ditur më 26 Nëntor. Themeluar në 2003, Skyscanner është një prej motorëve më të mëdhenj të kërkimit të udhëtimeve online për nga trafiku.

Vitin e kaluar kompania përfitoi një investim prej 192 milion dollarëshe ndërsa investitori kryesor i kompanisë ka qenë historike Socttish Equity Partners.

Në 2014-tën vlera e Skyscanner ishte 800 milion dollar. Në një intervistë muajin e kaluar, CEO-ja i kompanisë tha se arsyeja pse kompania e tij nuk doli në bursë ishte e gjitha tek kostoja operative e cila mund të përballohet lehtësisht nga Ctrip. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>