Harduer

1.4 miliardë përdoruesit e iPhone dhe iPad sot kanë një arsye të fortë për tu larguar nga Apple

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Shtator 2019
0
Pas hapjes së uebsajtit, hakerët kishin akses të plotë në fotot, kontaktet, mesazhet private e madje edhe informacione të enkriptuara si fjalëkalimet e ruajtura në iOS Keychain, sistemin e sigurisë së fjalëkalimeve të Apple. 1.4 miliardë përdoruesit e iPhone dhe iPad sot kanë një arsye të fortë për tu larguar nga Apple

Pajisjet e Apple janë të shtrenjta. Ekziston një perceptim i përgjithshëm tek konsumatori se Apple prodhon produkte thuajse pa të meta dhe iPhone 11 do ta testojë edhe njëherë këtë besueshmëri.

Por zbulimet e fundit se punonjës të kompanisë dëgjonin regjistrimet e Siri, sfiduan këtë ide dhe tashmë një skandal akoma edhe më i madh mund ti bëjë 1.4 miliardë përdoruesit e iPhone dhe iPad të ndihen të mashtruar.

Pas lajmeve se Apple në fshehtësi kishte paguar kontraktorë për të dëgjuar regjistrimet audio nga iPhone dhe iPad e përdoruesit, tashmë e dimë se çdo iPhone dhe iPad në plan ka qenë i hapur ndaj sulmeve për të paktën dy vite.

Për më tepër sulmi ishte aq i thjeshtë por që kishte manipuluar mijëra përdorues çdo javë dhe Apple nuk ja kishte idenë çfarë po ndodhte.

Javën e kaluar ekipi i sigurisë Projekti Zero të Google dha lajmin e madh se hakerët në fshehtësi kishin zhvilluar një sistem dhe duke shfrytëzuar disa probleme sigurie në iOS të fitojnë kontroll të plotë në iPhone dhe iPad.

E gjitha që përdoruesit duhet të bënin për tu ekspozuar ishte duke vizituar disa uebsajte dhe Google përllogaritet mija vizitorë në javë.

Pas hapjes së uebsajtit, hakerët kishin akses të plotë në fotot, kontaktet, mesazhet private e madje edhe informacione të enkriptuara si fjalëkalimet e ruajtura në iOS Keychain, sistemin e sigurisë së fjalëkalimeve të Apple.

Ekspertët i përshkruan gjetjet si tmerruese dhe me shumë gjasa mund të ketë ardhur nga hakera shtetërore të sponsorizuar.

Viktimat në të shumtën e rasteve mund të mos kenë pasur fare dijeni se janë hakuar. Edhe më shqetësues është fakti se e gjitha kjo skemë ka qëndruar e pazbuluar nga Apple prej vitesh pavarësisht disa gabimeve amatoreske nga hakerët.

LEXO EDHE:  Një video koncept tregon sesi iPhone me ekran me palosje mund të ngjajë

Ata mësohet të kenë përdorur mjete të paenkriptuara e madje adresat IP të cilat mund të lokalizonin vetë vendndodhjen e serverëve të tyre.

E gjitha na sjell tek fakti se pajisjet e Apple janë të shtrenjta. Sa i përket privatësisë, rivalët nuk janë më mirë dhe rasti i fundit mund të jetë më i keqi që kemi parë edhe tek rivalët e Apple.

Por ideja se Apple promovohet si kompania e vetme teknologjike që mund ti besosh të lë shije të keqe. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>