Pothuajse 1.6 milionë uebsajte wordpressi janë vënë në shënjestër të një fushate sulmesh me 16 mijë adresa IP duke shfrytëzuar probleme sigurie në katër shtojca dhe 15 tema Epsilon.
Kompania e sigurisë Worfence, tha se ka bllokuar mëse 13.7 milionë sulme përgjatë 36 orëve të fundit. Shtojcat e vënë në shënjestër janë Kiwi Social share 2.0.10, WordPress Automatic 3.53.2, Pinterest Automatic 4.14.3 dhe Publish Press Capabilities 2.3.
Temat Epsilon të prekura dhe versionet e tyre janë:
Shumica e sulmeve të identifikuara nga Wordfence synojnë që të bëjnë ndryshime në procesin e regjistrimit të wordpress ku çdo regjistrim bëhet në rolin e administratorit.
Më shqetësues është fakti se sulmet janë shumëfishuar pas datës 8 Dhjetor. Përdoruesit e këtyre shtojcave dhe temave rekomandohet të përditësojnë sa më parë. /PCWorld Albanian