Lajmet

1 milion aplikacione mobile

Publikuar , 02 Dhjetor 2011
0
1 milion aplikacione mobile

Sipas raportit të Mobilewalla thuhet se numri total i aplikacioneve mobile të Apple, Android, BlackBerry dhe Windows ka arritur në 989.476, me një mesatare prej 2.000 aplikacioneve të cilat hyjnë në tregun mobil çdo ditë.

Raporti i kompanisë e cila merret me analiza të industrisë mobile thotë se App Store i Apple është lider në këtë mes me 589.148 aplikacione.

Ndërsa, bashkë me të janë rritur edhe aplikacionet e Android, duke rritur nga 115.000 në 319.774 aplikacione mobile.

Megjithatë, është e interesante të theksohet se në këto shifra nuk janë përfshirë edhe ato të platformës mobile të kompanisë Nokia, Symbian, pasiqë prodhuesi i njohur i telefonave mobil për një kohë të gjatë nuk ka publikuar asnjë shifër lidhur me aplikacionet e saj mobile. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  A keni nevojë për një antivirus në Android? Po iPhone?

Lajmet e fundit>