Harduer

1 milion Kindle po shiten brenda javës

Publikuar , 15 Dhjetor 2011
0
1 milion Kindle po shiten brenda javës

Në fakt sot, sipas vet kompanisë Amazon, produktet Kindle kanë arritur në shkallën e shitjes prej “më shumë se një milion njësi të shitura në javë” për tre javët e fundit. 

Kjo shifër përfshin anëtarët e tanishëm të familjes së leximit elektornik, duke përfshirë gjeneratën e katërt Kindle, Kindle Touch (edhe me Wifi edhe me 3G) dhe modelin Fire. Sipas Amazon, ky i fundit, përkatësisht modeli Kindle Fire është “produkti më i sukseshëm që është lansuar në treg” nga kjo kompani, dhe ka qenë në maje të listave të shitjes së kompanisë për 11 javë. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Telefonët 5G të Apple vitin e ardhshëm vinë me teknologji të re të procesorit

Lajmet e fundit>