Harduer

1 milion njësi të shitura të Kinect

Publikuar , 16 Nëntor 2010
0
1 milion njësi të shitura të Kinect

Sot, Microsoft njoftoi se Kinect tashmë ka shitur rreth 1 milion njësi në mbarë botën gjatë 10 ditëve të para të saj në treg. Kinect doli në shitje në Amerikën e Veriut më 4 nëntor, në pjesën evropiane më 10 nëntor dhe lansimi përgjatë Azisë filloi që nga 18 nëntori. Gjigandi i softuerit gjithashtu përsëriti projektimin e saj me një parashikim prej 5 milion-njësi të shitura të Xbox 360, duke shprehur optimizëm për Black Friday të javës së ardhshme, e njohur më mirë si dita më e ngarkuar e tregut gjatë vitit.

Microsoft nuk ka ndërperë mënyrat e ndryshme në të cilat lojtarët kanë blerë Kinectin e ri. Aktualisht, sistemi është i ofruar si një njësi e vetme për 149 dollarë, dhe me një çmim më të rëndë 56 dollarë për pajisjet në pjesë të shkëputura. Dy modele janë gjithashtu në dispozicion: versioni 300 dollarë me konfiguracion prej 4GB të Xbox 360 dhe modeli 400 dollarë me 250GB të Xbox 360. Dy modelet përfshijnë edhe Kinect Adventures dhe vetëm një nga 17 lojra pritet të jenë në dispozicion për sistemin para fundit të vitit.

Suksesi i shitjeve të Kinect nuk është befasues duke e konsideruar fushatën masive të lansuar nga Microsoft për ta mbështetur atë. Sipas raporteve, Microsoft ka ndarë 500 milion dollarë për promovimin e pajisjes./gameworld.al

LEXO EDHE:  55% e përdoruesve mbajnë telefonët pa i ndërruar për 3 deri në 5 vite

Lajmet e fundit>