Lajmet

1 në 7 e-maile të rreme (spam) dërgohen nga SHBA-të

Publikuar , 20 Tetor 2013
0
1 në 7 e-maile të rreme (spam) dërgohen nga SHBA-të

fotoSituata e e-maileve mashtruese (spam) gjatë vitit 2013 ka qenë pak a shumë e njëjtë me atë të një viti më parë: ato vazhdojnë të jenë të mërzitshme, të dëmshme për produktivitetin dhe konsumojnë sasi të madhe bandwidth-i.

Këto lloj e-mailesh dërgohen nga e gjithë bota, por disa shtete (Kanadaja, Kina, Brazili, Koreja e Jugut dhe India) janë kurorëzuar vazhdimisht si vendet përgjegjëse për dërgimin e numrit më të madh të tyre. Të dhënat e tremujorit të kaluar treguan se 1 në 7 e-maile mashtruese (spam) dërgohej nga SHBA-të.

Kjo do të thotë se ka shumë shanse që të keni marrë në postën tuaj elektronike një e-mail të rremë të dërguar nga një kompjuter nga SHB.A. Vitin e kaluar është klasifikuar India si vendi kryesor për dërgimin e këtyre e-maileve.

Të dhënat sigurohen nga Sophos e cila publikon rregullisht raporte tremujore për situatën e e-maileve të rreme (spam). Në tabelën e mëposhtme paraqiten të dhënat e tremujorit të tretë të këtij viti.

foto1Ashtu si shpjegohet edhe nga Sophos, shtetet e pozicionuara në 5 vendet e para kanë qenë të përfshira edhe në raporte të mëparshme. Ndërkohë në qoftë se vemë re të dhënat e mësipërme, vlen të përmendim faktin se SHBA ka 30-fishin e popullsisë së Bjellorusisë, e cila ëshët pozicionuar në vendin e dytë dhe kjo e fundit ka nivel më të ulët aksesi ndaj Internetit.

Përveç raportit fillestar është përpiluar edhe një raport tjetër, por këtë herë është llogaritur probabiliteti i dërgimit të e-maileve të rreme për kokë. Vlera është llogaritur në krahasim me Amerikën.

foto2Kjo do të thotë se nga një kompjuter në Bjellorusi ka 11.1 më tepër shanse se në SHBA të dërgohen e-maile mashtruese. Sophos ka bërë të ditur se nuk po përpiqet të shpallë akuza ndaj shteteve të përfshira në raportet e publikuara.

LEXO EDHE:  Zbulohet një mega thyerje sigurie, ekspozohen miliona adresa

E vetmja gjë që Sophos kërkon është ndërgjegjësimi: “Në qoftë se nuk bëni përpjekje të eleminoni malueret nga kompjuteri atëherë ju jeni pjesë e zgjidhjes, por jeni pjesë e problemit.”

Këtë moto duhet të ketë çdo njeri në ueb. (PCWorld Albanian)

Tags >

emailspam
Lajmet e fundit>