Lajmet

10 aplikacionet më të suksesshëm të këtij viti

Publikuar , 22 Tetor 2013
0
10 aplikacionet më të suksesshëm të këtij viti

aplikacioneStatista, portal për publikimin e statistikave, ka publikuar së fundmi 10 aplikacionet më të suksesshëm të këtij viti dhe që kanë pësuar rrijten më të shpejtë të numrit të përdoruesve.

Nga grafiku i mëposhtëm mund të vini re se në vend të parë është pozicionuar Vine, aplikacion i krijuar nga Twitter për krijimin dhe editimin e videove të shkurtra.

Aplikacione Grafik Vine është lançuar në muajin janar dhe sipas GlobalWebIndex, numri i përdoruesve të tij ka pasur një rritje eksponenciale prej 403% nga tremujori i parë deri në tremujorin e tretë të këtij viti. Aktualisht ky aplikacion disponon plot 24 milion përdorues në mbarë botën.

Pas Vine, aplikacione të tjera që kanë pasur shumë sukses në fitimin e një audience sa më të gjerë brenda një periudhe kohore të shkurtër janë aplikacionet e rilançuara së fundmi Flickr dhe Instagram.

Nga të dhënat mund të kuptojmë se viti 2013 është një vit i rëndësishëm përsa i përket aplikacioneve mobile që mundësojnë regjistrim, editim dhe shpërndarje të fotove apo videove. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian ka përgatitur një fond miliarda dollarësh për të financuar kompanitë Evropiane të teknologjisë

Lajmet e fundit>